INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trokit/ Gati Young Zerka për Evropën? Për herë të parë dhe të fundit flet për Ronelën! Ja e vërteta [VIDEO]

Trokit/ Gati Young Zerka për Evropën? Për herë të parë dhe të fundit flet për Ronelën! Ja e vërteta [VIDEO]

Publikuar më: 15:28 28-03-2019

Këngëtari i suksesshëm Young Zerka ishte sot i ftuari i moderatorit Ermal Peçi në programin LIVE të paradites në InTv 'Trokit'. Ermali e nisi bisedën duke treguar se me ritmin e hiteve dhe projekteve të reja shumë shpejt mbase se gjejmë më Zerkën në Tiranë teksa ai shtoi se tregu ndërkombëtar mbetet synimi i tij. Dy hitet e fundit por dhe ato në pritje janë për Zerkën trampolina për tregun e huaj sidomos për atë gjerman. Këngëtari shtoi se kontaktohet shpesh dhe nga fansa të huaj ç’ka i përkëdhel sedrën artistike. Por mos u mërzisni, ai premton se kurrë nuk do te shkëputet përfundimisht nga tregu shqiptar.

TROKIT_YOUTUBE.02_29_07_23.Still003.jpg

 

Ermali nuk ngurroi ta pyesë edhe për faktin se më shumë se projektet e tij për Zerkën flitet aq shumë per lidhjen me Ronela Hajatin. A janë ndarë siç thuhet? Për herë të pare dhe të fundit sic ai thekson Zerka i thotë Ermalit:

'Më kanë mërzitur, mediat e kanë kthyer si telenovelë, ja seria e rradhës' - tha ai ndërsa Ermali e ngacmoi duke i thëne se telenoveles shkruhet se i k ardhur fundit, se ka dale titra 'The end'. Menjëherë Zerka tha: 'Titrat? Ke parë gjë nga unë? S'ka 'The end'!!

Fiksojeni mirë, pas kësaj interviste Zerka nuk flet më. Por a është Ronela këngëtarja më joshëse? Ka të tjera? Merrni përgjigjet në videon e mëposhtme:

 

Article Logic
Execution time: 0.0023949146270752