INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po Arian Çani ç’pati? Moderatori shpërthen kundër Ronela Hajatit: Është këngëtare kot fare, bobo… [VIDEO]

Po Arian Çani ç’pati? Moderatori shpërthen kundër Ronela Hajatit: Është këngëtare kot fare, bobo… [VIDEO]

Publikuar më: 18:27 24-03-2019

Diten e premte gjatë emisionit të tij të përjavshëm ‘ Zonë e lirë’, Arian Çani është shprehur negativisht për këngëtaren e njohur shqiptare Ronela Hajati. Gjatë rubrikës së emisionit ‘Mix Blind Test’ ku të ftuarit duhet të gjenin artistin dhe këngët që do të luheshin, është luajtur kënga e Ronela Hajatit ‘Vuj’ këngë pjesëmarrëse në Këngën Magjike.

Teksa kjo këngë është luajtur në emision, Arian Çani duke shtrembëruar fytyrën ka shpërthyer ndaj Ronela Hajatit, duke e konsideruar si një këngëtare kot fare. “Hiqe fare këtë Cherr se s’na intereson kjo këngëtare është kot fare bo bo bo. As nuk e përmend fare cila është, më krijon një kështu ajo mua nuk e dua jo. Hynë në atë kategorinë e këngëtareve që nuk i ashtu dot fare, më krijon një gjë negative shumë. Më mirë që se gjetët”, ka thënë Çani duke shtrembëruar fytyrën.

Article Logic
Execution time: 0.0073189735412598
array(1) { ["section"]=> string(102) "po-arian-cani-cpati-moderari-shperthen-kunder-ronela-hajatit-eshte-kengetare-kot-fare-bobo-video-89857" }