INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U fshinë tani! Oriola Marashi pjesë e Victoria’s Secret? Modelja seksi ÇUDIT me deklaratën e saj: Kam lindur për një...[FOTO]

U fshinë tani! Oriola Marashi pjesë e Victoria’s Secret? Modelja seksi ÇUDIT me deklaratën e saj: Kam lindur për një...[FOTO]

Publikuar më: 14:12 28-03-2019

Oriola Marashi është padyshim një prej vajzave më të komentuara në shoëbizz-in shqiptar dhe është shumë aktive në rrjetet sociale ku i mban të përditësuar ndjekësit e saj. Dhe sa herë publikon foto të reja, Oriola merr goxha “feedback” pozitiv dhe e njëjta gjë ka ndodhur në një fotosesion të publikuar së fundmi ku shihet në Fontana Di Trevi në Romë.

“Ok, më adhuroni”, ka shkruar Oriola në foton e fundit ku shfaqet me një fustan të çarë anash që i nxjerr në pah linjat e saj seksi dhe nuk mund të mungonin komentet e shumta të fansave. Një prej tyre shkruan me ironi “Po pres komentin e atyre dështakëve që do të thojnë që je për te Victoria Secret”.

Dhe nëse mendoni se ky është qëllimi i Oriola Marashit, gaboheni pasi këtë e tregoi vetë me komentin që i ktheu fanses së cilës i tha: Po nuk është ai qëllimi im, për të bërë atë duhet të jetosh në Amerikë, un nuk rri dot larg prindërve dhe shoqërisë kshuqë nuk besoj se do largohesha dot nga vendi im, do bëj gjëra të mira në jetë...”

utk.jpg

 

Fansja vijoi të shkruante se modelet e VS janë 23 vjeç dhe Oriola është 25 me idenë që i ka ikur mosha, por Oriola i tha që është 23 dhe i dha disa informacione për moshën e modeleve seksi të Victoria’s Secret.  Më pas ajo e mbylli bisedën me një fjali shumë të bukur: Paç fat zemër dhe mos u shqetëso se gjithsecili ka kismetin e vet, un besoj shumë në zot dhe un e di që kam lindur për nji arsye më të madhe se kaq. Klm”.

dehst.jpg

 

det.png

 

Pra Oriola nuk e ka qëllim në jetë të bëhet pjesë e Victoria’s Secret siç mund ta kenë shumë modele të tjera dhe për arsye që duhen vlerësuar pasi ajo nuk heq dot dorë nga gjërat që do më shumë në jetë, si dashuria e prindërve apo miqve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039589405059814