INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tritol dhe drogë, në banesë. Arrestohet 34-vjeçari [VIDEO]

Tritol dhe drogë, në banesë. Arrestohet 34-vjeçari [VIDEO]

Publikuar më: 09:33 12-10-2018

Një 34-vjeçar ka rënë në pranga të policisë pasi në banesën tij u gjetë lëndë plasëse fishekë dhe drogë. Në pranga u vu Zef Marku, banues në Fushë-Mamurras. Policia ushtroi kontrolle në banesën dhe magazinën e lokalit në pronësi të Markut, i cili u arrestua në flagrancë. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 kallepë lëndë plasëse TNT, 3 kapsolla elektrodetonatore, 1 granatë defensive, 310 fishekë model 56, 130 gr. lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë, 1 mjet me targa që i përkasin një mjeti tjetër, 20 celularë dhe 3 numra telefoni, 20 vegla pune të ndryshme (motosharra, pompa uji, saldatriçe, gur fresibël etj, 13 pajisje elektronike (laptop, magnetofon, 6 aparate fotografike digitale etj) 6 pajisje elektroshtëpiake ( televizor, hekura, pajisje vakumi etj.) Këto materiale dyshohen të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale e vjedhjes së banesave, magazinave, serviseve etj, të ndodhura në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Kurbin, për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541