INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vinin nga Brazili, arrestohet çifti shqiptar me 5 kg kokainë, si tërhoqi vajza vëmendjen e policisë [VIDEO]

Vinin nga Brazili, arrestohet çifti shqiptar me 5 kg kokainë, si tërhoqi vajza vëmendjen e policisë [VIDEO]

Publikuar më: 11:14 06-10-2018

Një çift shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kapën me 5 kg kokainë në aeroportin e Fiumicinos.

Sipas mediave italiane çifti po kthehej nga Brazili për në Shqipëri, duke kaluar tranzit nga Italia.

Autoritetet kanë dyshuar se diçka nuk shkonte pas sjelljes së çuditshme të gruas.

Ajo ka rrëfyer se ishte shtatzënë duke shfaqur ekografinë e fëmijës dhe duke u shprehur se është në rrezik dështimi për të larguar vëmendjen e policisë kufitare.

Mirëpo, policia vendosi të kontrollojë valixhet e çiftit. Brenda tyre janë gjetur fshehur disa pako me rreth 5 kg kokainë e pastër.

Kjo sasi drogë do të sillte përfitim mbi 2 milionë euro. Çifti shqiptar është vënë nën pranga me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Article Logic
Execution time: 0.0018219947814941