INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tritan Shehu kërkon vazhdimin e marrëveshjes Rama-Basha

Tritan Shehu kërkon vazhdimin e marrëveshjes Rama-Basha

Publikuar më: 20:21 18-07-2017

Deputeti historik i Partisë Demokratike ka shprehur gatishmërinë e të djathtës për koalicion me pjesën tjetër të opozitës, duke shprehur se ajo do të mbetet forcë kryesore e saj.

Por jo vetëm kaq, pasi në një intervistë për Report TV, ai ka folur edhe për marrëveshjen e 18 majit mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Shehu deklaroi se kjo marrëveshje duhet të vazhdojë pasi pati shumë anë pozitive. Ja fjalët e tij:

“Ajo marrëveshje ka elementë pozitiv që ka lidhje me votimin elektronik, përmirësimin e rolit të qytetarëve në zgjedhjen e deputetëve, elementë  që lidhen me luftën kundër drogës uroj që kjo qeveri të ecë në këtë rrugë. Ne jemi gati për votim elektronik, ne ishim të parët që ngritëm zërin për dekriminalizimin. Jemi gati të bashkëpunojmë, por i takon qeverisë të marrë masa të luftojë ne bëjmë opozitën jemi afër qytetarëve”.

Article Logic
Execution time: 0.0022609233856201