INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Kundër nesh”. Greqia i heq nënshtetësinë kryebashkiakut të Himarës

“Kundër nesh”. Greqia i heq nënshtetësinë kryebashkiakut të Himarës

Publikuar më: 09:24 19-07-2017

Kreu i bashkisë së Himarës nga sot nuk do të ketë më dy shtetësi. Është vendimi i shtetit grek i cili ka vendosur t'i heqë nënshtetësinë kryetarit aktual të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Mësohet se vendimi është firmosur nga ministri i brendshëm grek, Panos Skurletis, ndërsa është botuar edhe në fletoren zyrtare.
Athina zyrtare thotë se vendimi bazohet në nenin 17 të ligjit për shtetësinë, sipas të cilit shtetësia greke hiqet në rastet kur personi që jeton në një vend të huaj, vepron pro atij vendi dhe kundër interesave të Greqisë. Burimet thonë se për këtë vendim ka ndikuar ai që njihet “Lobi i Himarës", një rrymë ekstremiste që kundërshton dialogun e barabartë mes dy vendeve sovrane dhe që i kërkon Athinës të mbajë qëndrime radikale në çështjet dypalëshe.

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713