INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tri orë pa drita, ja çfarë ndodh në rrugët e Nju Jork-ut e në Manhatan [FOTO/VIDEO]

Tri orë pa drita, ja çfarë ndodh në rrugët e Nju Jork-ut e në Manhatan [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 11:30 14-07-2019

Energjia elektrike është rikthyer pas blakoutit të një dite më parë në Nju Jork, që bllokoi trenat e metrove e la disa persona të bllokuar në ashensorë mbrëmjen e se shtunës.

Kompania e energjisë Con Edison pohoi se mbi 70,000 shtëpi dhe biznese mbeten pa drita në Manhattan, zona me dendësinë më të madhe të popullsisë, nga të pesë lagjet e qytetit. Ndërprerja zgjati rreth tre orë.

Çudia ishte që ajo erdhi pikërisht në përvjetorin e blackout-it masiv të 1977-ës, i cili e zhyti në errësirë Nju Jorkun e nxiti grabitje të mëdha dhe episode zjarrvënieje.

Të gjashtë rrjetet e shpërndarjes së energjisë ishin prekur nga defekti që duket se e kishte origjinën në një nënstacion elektrik. Shkaku i tij nuk është zbuluar ende, megjithatë autoritetet po hetojnë për ta zbardhur sa më shpejt.

Kryebashkiaku i New York Bill de Blasio shpjegoi e gjithcka ndodhi për shkak të një defekti teknik.

M5.PNG

M4.PNG

M3.PNG

M2.PNG

M1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0032460689544678