INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Transportonin para kontrabandë, arrestohen shqiptarët të njohur si 'koka' trafiku [EMRAT]

Transportonin para kontrabandë, arrestohen shqiptarët të njohur si 'koka' trafiku [EMRAT]

Publikuar më: 18:58 22-12-2018

Autoritetet angleze kanë dënuar tre shqiptarë të cilët akuzohen se transportuan 7 milionë paund kontrabandë në më shumë se 80 fluturime jashtë Anglisë.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Gjelosh Kolicaj, 37 vjeç, dhe Jak Kolicaj, 47 vjeç dhe Faton Syberin.

Mediat angleze raportojnë se tre korrierët shqiptarë kanë transportuar 7 milionë paund gjatë periudhës nëntor 2016 - janar 2018, drejt disa shteteve, përfshirë Belgjikën, Greqinë dhe Shqipërinë.

Mësohet se dy vëllezërit që ishin koka e këtij grupi kriminal, transportonin korrierët e parave, mes të cilëve ishin edhe disa rumunë.

Jak Kolicaj u dënua me 8 vjet burg, Gjelosh Kolicaj me 6 vjet dhe Faton Syberi me dy vjet e pesë muaj burg.
Paratë fshiheshin në disa valixhe të modifikuara më një shtresë të dyfishtë.

drogaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0058209896087646