INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shuma kolosale parash do të përfitojnë koncesionet në 2019 [VIDEO]

Shuma kolosale parash do të përfitojnë koncesionet në 2019 [VIDEO]

Publikuar më: 11:40 02-12-2018

Koncesionet me Partneritet Publik-Privat, që do të financohen gjatë vitit 2019, do të arrijë më shumë se 3 miliardë euro. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, të azhurnuara në projektbuxhetin e vitit 2019, vlera e kontratave në fuqi, që tashmë financohen dhe që pritet të nënshkruhen vitin e ardhshëm, është 382 miliardë lekë.

Mbi 120 miliardë u takojnë 11 kontratave në zbatim që përfaqësohen nga 3 koncesione në sektorin e shëndetësisë, 4 landfille të mbetjeve, 2 kontrata rrugësh bashkë me koncesionin e skanimit në doganë dhe markimit të karburanteve për të cilat financimet kanë nisur.
Ndërsa vlera e 10 kontratave të programuara për t’u zbatuar me koncesion arrin në 262 miliardë lekë, ose më shumë se 2 miliardë euro. Nga këto, 5 kontrata do të hyjnë në fuqi për financim dhe 5 të tjera janë të reja.
Në projektbuxhetin e vitit 2019, qeveria ka programuar të kontraktojë biznese private për 5 akse rrugore, 2 aeroporte, 6 shkolla në Tiranë dhe 1 spital rajonal në Fier. Kontratat në fuqi dhe ato të projektuara për 2019 arrijnë një vlerë sa 21.8% e PBB-së.
Më herët, FMN ka tërhequr vëmendjen për rreziqet, që përmbajnë projektet e Partneritetit Publik-Privat. Fondi ka kërkuar vazhdimisht që ndikimi i këtyre projekte, ndryshe nga sa veprohet aktualisht, të reflektohet në llogaritë fiskale dhe borxhin publik në mënyrë transparente dhe në linjë me normat ndërkombëtare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215