INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
INSTAT raporton më pak para për pagat në Shqipëri

INSTAT raporton më pak para për pagat në Shqipëri

Publikuar më: 10:43 13-12-2018

Më pak para për pagat në Shqipëri për 3 mujorin e tretë të 2018. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, paga mesatare në ekonomi shënoi ulje në tremujorin e tretë të vitit 2018 në raport me tremujorin e dytë. INSTAT raportoi se paga mesatare në ekonomi në gjatë korrik -shtator ishte 50,105 lekë nga 50,392 lekë që ishte në tremujorin e dytë duke shënuar rënie me 0.7 për qind.

Ekonomia e vendit është rritur mbi 4 për qind përgjatë dy tremujorëve të parë të vitit, por siç duket pagat nuk kanë mundur të ndjekin këtë ritëm. Përllogaritjet e INSTAT në lidhje me pagat mesatare në vend i referohen listëpagesave në tatime si për punonjësit në sektorin privat dhe ata në sektorin shtetëror.
Sakaq dhënave më të fundit tregojnë se papunësia ka rënë me tej gjatë tremujorit të tretë të vitit, duke shkuar në 12.2 për qind nga 12.4 për qind që ishte në tremujorin e dytë.
Punësimi në Shqipëri po përmirësohet, por vendet e reja të punës janë me produktivitet të ulët. Banka e Botërore zhvilloi një anketë për shpërndarjen e vendeve të reja të punës në periudhën 2014-2016 dhe gjeti se rritja e punësimit ishte e shoqëruar me një ofertë punë që kërkon kualifikim shumë të ulët.

Article Logic
Execution time: 0.0040431022644043