INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trajner i ri, Shqipëri ''e vjetër''! Reja debuton me humbje, Shqipëria bën lojën, por pikët i merr Islanda! [VIDEO]

Trajner i ri, Shqipëri ''e vjetër''! Reja debuton me humbje, Shqipëria bën lojën, por pikët i merr Islanda! [VIDEO]

Publikuar më: 17:08 08-06-2019

Shqipëria nuk ia ka dalë të marrë një rezultat pozitiv në transfertën Islandeze duke u mundur me rezultatin e ngushtë 1-0.

Eksperimenti i Edi Rejas për të luajtur me 3-5-2 e famshëm nuk ka rezultuar shumë efektiv te kuqezinjtë të cilët janë ndëshkuar nga vetëm një episod në pjesën e parë aty Gudmanson dribloi 3 mbrojtës njëherazi duke gjetur golin e fitores.

Strategu i Shqipërisë surprizoi që në formacionin që hodhi në fushën e lojës, duke përdorur skemën me dy sulmues me Cikalleshin dhe Balajn në fazën e avancuar. Mbrojtja me tre u formua nga Dermaku, Smajli dhe Veseli.

Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë tanë që dhanë sinjalin e parë që në minutën e 4-t, me Elseid Hysajn, por tentativa e shkodranit me të majtën u ndal mjaft mirë nga portieri Halldorsson. Vendasit ndërkohë futen disi vonë në lojë, por arrijnë që të gjejnë menjëherë rrugën e rrjetës që në aksionin e parë. Në minutën e 22-të, Gudmundsson dhuron spektakël duke dribluar disa prej futbollistëve kuqezi dhe më pas lëshon një të majtë që nuk u ndal dot nga portieri Berisha. Kuqezinjtë kërkojnë të reagojnë menjëherë me Dermakun, por mbrojtësi nuk ka fat.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në të dytën, edhe pse pritej një përgjigje nga kombëtarja jonë, munguan aksionet sulmuese. Të dyja skuadra shfaqën lodhjen e fundit të sezonit, ndërkohë që i vetmi që shfaq sinjale të rrezikshme ishte Ndoj me një goditje nga distanca, që përfundoi shumë jashtë kuadratit. Kjo është humbja e dytë në 3 ndeshje në Grupin H për kombëtaren tonë, që mbetet në vendin e katërt me vetëm 3 pikë.

Me këtë humbje ulen ndjeshëm shanset e Shqipërisë për t’u kualifikuar në Europian. Pas tre ndeshjesh kuqezinjtë renditen në vendin e 4 me 3 pikë, në një kohë kur skuadrat kryesuese si Franca dhe Turqia ende nuk e kanë zhvilluar raundin e tretë të ndeshjeve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389