INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike/ Futbollisti meksikan qëllohet për vdekje gjatë ndeshjes!

Tragjike/ Futbollisti meksikan qëllohet për vdekje gjatë ndeshjes!

Publikuar më: 11:44 15-08-2018

Futbolli Meksikan është goditur nga një tjetër tragjedi. Një futbollist është qëlluar për vdekje, në momentin që një bandë e armatosur pushtoi ndeshjen amatore midis Real Tepeaca dhe Tochtepec , duke hapur zjarr dhe duke qëlluar mbi 100 plumba.

 

situate_vk.jpg
Autorët e krimit mbeten ende të paidentifikuar, por burimet lokale raportojnë se rreth 20 persona të armatosur sulmuan fillimisht tifozët, duke u vjedhur telefonat celularë dhe portofolat. Më pas, mendohet që banda ka kërkuar në mënyrë specifike numrin 9 të Real Tepeaca, para se ta qëllonin pa pushim.

 

gjynaf_i_shkreti.jpg
Pamjet e transmetuar tregojnë futbollistin, që mendohet se ishte në të njëzetat, të shtrirë me fytyrë poshtë dhe të mbuluar në pellgun e gjakut të tij. Pavarësisht transportimit për në spitalin më të afërt, nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra. Autoritetet vendase kanë filluar hetimet për të zbardhur autorët dhe arsyen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Article Logic
Execution time: 0.0030179023742676