INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sergio Ramos flet për herë të parë pas largmit të CR7! Do t’ju habisë injorimi i tij!

Sergio Ramos flet për herë të parë pas largmit të CR7! Do t’ju habisë injorimi i tij!

Publikuar më: 11:47 15-08-2018

Kapiteni Sergio Ramos thotë se Real Madridi nuk do të ndalet së fituari vetëm sepse Cristiano Ronaldo i largua nga klubi. Mbrojtësi foli përpara finales së Superkupës evropiane kundër rivalëve të Atletico Madrid, e cila luhet në mbrëmjen sotme në Tallin.
“Për ne është një privilegj sa herë që luajmë në një Superkupë evropiane. Është një shenjë e mirë, plus që kemi fituar 3 Liga Kampionesh, pra ky është çmimi. Kemi shansin që të fitojmë një tjetër titull dhe jemi të paduruar për sfidën”, tha Sergio Ramos
Por ndryshe nga finalet e tjera, këtë herë në fushë nuk do të jetë Cristiano Ronaldo. Kapiteni jep mendimin e tij për këtë largim me peshë te Reali.
“Këtu ne gjithmonë jemi ndier si një familje. Çelësi i suksesit është që ne gjithnjë kemi qenë dhe me të u ndiem pjesë e familjes. Humbja e një futbollisti të tillë është negative, por kjo nuk do të na ndalojë ne që të fitojmë Në të kaluarën, emra të mëdhenj kanë ikur që këtu dhe ne kemi vazhduar që të fitojmë. Reali do bëjë përpara, çfarëdo që të ndodhë, nuk ndalemi së fituari. Ai vendosi ta bëjë ndryshimin dhe shpresoj që t’i ecë mbarë atij dhe ne”, deklaroi Sergio Ramos.

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773