INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luhet sot Superkupa e Evropës! Ja shanset e ekipeve…

Luhet sot Superkupa e Evropës! Ja shanset e ekipeve…

Publikuar më: 11:52 15-08-2018

Rivalet e përjetshme do të tentojnë që ta nisin sezonin e ri me një trofe me rëndësi, siç edhe është Superkupa e Evropës. Tifozë nga e gjithë bota do ta kenë mendjen sot në Talin të Estonisë, ku do të luhet finalja e Superkupës së Evropës midis dy klubeve të Madridit, Reali dhe Atletikos.
“Ne duam që të fitojmë, sigurisht dhe ne jemi gati që ta bëjmë këtë gjë. Jemi përgatitur dhe do të bëjmë gjithçka mundemi që të fitojmë kundër një skuadre të madhe që do të kërkojë shumë nga ne. Jemi përgatitur për të dhe do të bëjmë gjithçka kemi në dorë të mposhtim një ekip të fortë që do të na luftojë fort. Atletico është një ekip i madh, ka lojtarë të zotë dhe trajner të aftë dhe kanë vite që po ecin në drejtimin e duhur. Do të jetë sfidë e vështirë fizikisht dhe faktikisht. Është një finale dhe këto ekipe do të japin më të mirën.”, tha trajneri Julen Lopetegui.
Kurse tekniku i bardhekuqve, Diego Simeone, u shpreh se qëllimi i ekipit është përmirësimi krahasuar me sezonin e shkuar.
“Pritshmëritë janë të larta dhe ne e dimë se çfarë na kërkohet. Reali do të luajë me një stil ndryshe këtë herë. Ata bëjnë presing lart dhe duan të kontrollojnë lojën në gjysmëfushën tënde. Lopetegui ka atë filozofi si trajneri i Spanjës. Ajo që ka më shumë rëndësi në akt finale janë emocionet dhe dëshira për të fituar. Vetëm këtë kemi”, tha tekniku argjentinas i Atletico-s.
Reali vjen edhe si kampioni në fuqi i Superkupës së Evropës dhe nëse ia del të ngrejë trofeun në Talin do të barazojë sukseset e Milanit dhe Barcelonës. Kurse, bardhekuqtë do të kërkojnë hakmarrjen, pas zhgënjimeve në Champions kundër Realit në sezonet e fundit.
Edhe pse nuk janë sfiduar asnjëherë në një Superkupë të Europës, kjo do të jetë ndeshja e 10 mes tyre në kompeticionet evropiane. Trajneri Lopetegui ka grumbulluar edhe kroatin Luka Modriç, pavarësisht zërave të merkatos që e shohin larg Madridit me destinacion Interin. Kjo sfidë do të sjellë një duel Griezmann - Benzema, në sulm.

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211