INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedia me 157 viktima në Etiopi, Boeing pezullon “737 Max”: Ulim në tokë 371 avionë

Tragjedia me 157 viktima në Etiopi, Boeing pezullon “737 Max”: Ulim në tokë 371 avionë

Publikuar më: 11:59 14-03-2019

Gjigandi amerikan i prodhimit të mjeteve fluturuese, “Boeing” ka vendosur që të ulë në tokë të gjithë flotën globale të avionëve “737 Max” pas tragjedisë ajrore me 157 viktima në Etiopi.

Vendimi i “Boeing” vjen pasi hetuesit kanë zbuluar prova të reja në vendin e rrëzimit të avionit të “Ethiopian Airlines” i cili pësoi aksident vetëm 6 minuta pas ngritjes në ajër.

Kompania amerikane tha se do të ndalonte ngritjen në qiell të 371 avionëve. Urdhri i FAA vjen në një kohë kur shumë vende e kanë ndaluar avionin që ka shkaktuar qindra viktima në disa rrëzime tragjike.

Ndërkohë, “Airlines Ethiopian” tha të enjten se kutitë e zeza të avionit janë dërguar në Paris për analiza.

SHBA dhe Brazili u bënë vendet e fundit që pezulluan Boeing 737 Max nga fluturimi pasi kombet përfshirë Britaninë e Madhe, Kinën, Indinë dhe Australinë e ndaluan avionin problematik.

Article Logic
Execution time: 0.0040490627288818