INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedia e familjes shqiptare në Zvicër, gjendet i vdekur djali 4-vjeçar

Tragjedia e familjes shqiptare në Zvicër, gjendet i vdekur djali 4-vjeçar

Publikuar më: 09:19 25-05-2019

Djali shqiptar, 4-vjeçar që u zhduk të enjten në Zvicër është gjetur, fatkeqësisht i vdekur. Mediat shkruajnë se trupi i 4-vjeçarit, Zenel M., është gjetur i vdekur në lumin pranë parkut të lojërave ku ai u zhduk në Ëildegg të Zvicrës. Ai u gjet nga një punonjës në hidrocentralin e Villnachern.

"Mendohet se ra në lumë dhe u mbyt mbrëmjen e së enjtes ndërsa po luante pranë lumit Aabach," tha zëdhënësi i policisë Bernhard Graser.
Nëna e tij, Burbuqe në momentin që u zhduk djali i saj tregoi, "Zeneli po luante në sheshin e lojërave me fëmijët e tjera. Ai po ngiste biçikletën përgjatë blloqeve. Pas 5 rreth xhirosh papritmas nuk u shfaq më. Shkova menjëherë në kërkim të tij dhe gjeta vetëm biçikletën. Nuk kishte asnjë gjurmë për të. Kërkova kudo por nuk munda ta gjeja".
Kërkimet për djalin kishin nisur që mbrëmjen e së enjtes dhe vetëm dje në orët e vona është gjetur.
Në kërkim u përfshi një qen dhe helikopter me kamera termike që patrullonte nga lart.

Article Logic
Execution time: 0.0037071704864502