INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Rrëzohet avioni, duke shkaktuar viktima

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Rrëzohet avioni, duke shkaktuar viktima

Publikuar më: 21:10 02-04-2019

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Maqedoninë e Veriut, ku si pasojë e rrëzimit të një avioni privat kanë humbur jetën 4 persona.

Mediat maqedonase raportojnë se avioni 'Cesna P210N' u zhduk nga radarët pasditen e sotme, ndërkohë që në kërkim të tij u nisën dy helikopterë të Ministrisë së Brendshme, të cilët pak më parë e kanë lokalizuar.

'Cesna P210N' ishte nisur nga Ohri në drejtim të Sofjes, me 4 shtetas bullgarë në bord, të cilët siç raporton Aviacioni Civil kanë humbur jetën të gjithë.

Mbetjet e avionit të rrëzuar, së bashku me trupat e katër shtetasve bullgarë janë gjetur në vendin e quajtur Sollunska Gllava.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055