INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita proteston para Parlamentit, po Basha për ku u largua?

Opozita proteston para Parlamentit, po Basha për ku u largua?

Publikuar më: 09:24 03-04-2019

Ashtu siç është bërë me dije mazhoranca ka mbledhur sot Parlamentin në seancë plenare. Ndërkohë, nga ana tjetër opozita zhvillon protestën e radhës. Seanca plenare nis në orën 10:00, ndërsa opozita ka njoftuar fillimin e protestës përpara Parlamentit rreth orës 09:30.

Ndërkaq, policia ka marrë një plan masash për protestën e sotme. Një numër i madh efektivësh policie janë të pozicionuar përreth Parlamentit. Ndërsa si në protestat e kaluara është bllokuar me hekura pedonalja e Parlamentit duke filluar nga minisitria e Brendshme.

Po ashtu një prezencë të efektivëve të policisë ka edhe përpara Kryeministrisë, pasi si në protestat e kaluara vendimet opozita i merr në shesh. Por mësohet se kreu i PD, Lulzim Basha, do të mungojë për shkak të angazhimeve jashtë vendit.

Basha është nisur të martën drejt Gjermanisë, ku do të takohet me përfaqësues të CDU-së për t’i njohur me situatën politike në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666