INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dogjën mandatet/ Zbardhet lista me ish-deputetët që kërkojnë pagat e tyre, nga Sali Berisha tek Monika Kryemadhi

Dogjën mandatet/ Zbardhet lista me ish-deputetët që kërkojnë pagat e tyre, nga Sali Berisha tek Monika Kryemadhi

Publikuar më: 20:43 02-04-2019

Gati dy muaj më parë deputetët e opozitës së bashkuar vendosën unanimisht të linin mandatet dhe të vazhdonin qëndresën e tyre jashtë Parlamentit, së bashku me njerëzit e thjeshtë.

Mirëpo pavarësisht se hoqën dorë nga mandatet me vullnetin e tyre, ish-deputetët tashmë kanë aplikuar për të marrë rrogat.

Sipas ligjit në fuqi për statusin e deputetit, çdo ligjvënës vazhdon të paguhet për 3 vite çdo muaj edhe pasi nuk është më në detyrë, por vetëm me 50% të rrogës.

Ndër ish-deputetët që kanë aplikuar pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të marrë pagën, bie në sy emri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares së LS Monika Kryemadhi.

Në listën e siguruar nga Top Channel, ish-deputetët e tjerë që kanë aplikuar pranë ISSH janë: Grida Dumën, Andon Frrokajn, Gent Strazimirin, Florjon Mimën, Genc Pollon, Dhurata Çupin, Nard Ndokën dhe Petrit Vasilin.

Theksojmë se sipas statusit të deputetit, rroga kalimtare merret nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili i paguan duke filluar nga muaji i tretë i mbarimit të mandatit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941