INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tottenham bën ligjin ndaj Interit, Napoli dhe PSG “marshojnë” përpara, kualifikohet Atletico! Ja rezultatet e Champions League!

Tottenham bën ligjin ndaj Interit, Napoli dhe PSG “marshojnë” përpara, kualifikohet Atletico! Ja rezultatet e Champions League!

Publikuar më: 23:57 28-11-2018

Tottenham ka fituar me shumë vështirësi 1-0 ndeshjen ndaj Interit. Skuadra e Pochetinos ju falë një goli të shënuar nga Eriksen 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Në pjesën e parë spikati vetëm një goditje traverse nga Winks, ndërkohë që në të dytën Tottenham luajti edhe kartat Son dhe Eriksen. Do të ishte ky i fundit që do të shënonte pas një aksioni shumë të bukur individual të Sissoko. Interi u mbrojt thuajse gjatë gjithë ndeshjes.

Barcelona fitoi 2-1 ndaj PSV në transfertë. Lionel Messi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 61-të, ndërkohë që 9 minuta më pas Pique dyfishoi shifrat. Vendasit hapën ndeshjen me De Jong, por pa mundur që të barazonin. Në Grupin B, Barcelona ka siguruar vendin e parë me 13 pikë, Tottenham mban përkohësisht vendin e dytë me 7, po aq sa dhe Interi.

Atletico Madrid ka mundur 2-0 Monaco në shtëpi, duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër. Skuadrës spanjolle i kanë mjaftuar vetëm 87 sekonda për të gjetur golin e avantazhit pas goditjes së Koke të devijuar nga Badiashile. Ky ka qenë edhe goli më i shpejtë i pësuar nga Monaco në historinë e tij në Champions League dhe më i shpejti i realizuar nga spanjollët në këtë kompeticion.

Vendasit kanë dyfishuar rezultatin me golin e Antoine Griezmann në minutën e 24-të.

Atletico kryeson Grupin A me 12 pikë, 3 më shumë se Dortmund që do të luajë pas pak në shtëpi kundër Club Brugge. Monaco mbetet në vendin e fundit me 1 pikë.

2-0 është mbyllur edhe ndeshja tjetër, ajo e luajtur në Rusi mes Lokomotivës së Moskës dhe Galatasaray.

Paris Saint-Germain ka mundur 2-1 Liverpool-in në Francë dhe është ngjitur në vendin e dytë të Grupit C, duke zbritur skuadrën e Jurgen Klopp në vendin e tretë. Vendi i parë mbahet nga Napoli që ka mposhtur 3-1 Crvena Zvezda-n në “San Paolo”. Java e fundit e këtij grupi do të përcaktojë edhe ekipet që do kualifikohen me 16 më të mirave, me anglezët që do të presin “axurrët” në “Anfield”, ndërsa PSG do të luajë në shtëpinë e Crvena.

Article Logic
Execution time: 0.0038361549377441