INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Tornado’ zjarri në Kaliforni. Dy zjarrfikës humbin jetën gjatë ‘luftës’ me flakët

‘Tornado’ zjarri në Kaliforni. Dy zjarrfikës humbin jetën gjatë ‘luftës’ me flakët

Publikuar më: 16:40 28-07-2018

Zjarre të fuqishme pyjore kanë goditur veriun e Kalifornisë duke detyruar me dhjetëra mijëra vetë të braktisin shtëpitë e tyre. Një zjarr i tërbuar në Kaliforni veriore ka vrarë dy zjarrfikës dhe ka detyruar dhjetëra mijëra njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre. Zjarret në qarkun Shasta po thithen nga erërat e forta për të formuar "tornadot e zjarrit" që po çrrënjosin pemët dhe përmbysin makinat, thonë zyrtarët e zjarrit. Flakët e shkaktuara nga ai që njihet si zjarri Carr, kanë shkrumbuar deri tani të paktën 500 struktura dhe kërcënojnë me mijëra shtëpi.

flaket_kaliforni.jpg

Pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme, nuk ka qenë e mundur të frenohen përveçse në masën 5%. BBC shkruan se “Makthi nisi të hënën dhe deri tani, flaket kanë përfshirë plot 194 kilometra katrore tokë, një zone kjo më e madhe sesa qyteti i Los Angelesit”. “Po shohim tromba ajri dhe zjarri, qe nuk praktikisht mund t’i përshkruajmë si tornado, janë aq të forta sapo lëvizin makinat e po dëmtojnë rrugët”- thane drejtues te departamentit vendas te pyjeve dhe zjarreve.

zjarret_kaliforni.jpg

“Bëhet fjalë për kushte vërtet ekstreme të motit, ndaj duhet patjetër të evakuojmë njerëzit”, shtojnë ata. Nga zona janë larguar aktualisht 37.000 banorë. “Nuk kishte gjë më të tmerrshme. Zjarri shpërthente aty ku nuk e prisje, nuk e parashikoje dot”, u shpreh një qytetar. Zjarret pyjore janë një fenomen i zakontë në Kaliforni gjatë stinës së gjatë, të thatë e të nxehtë të verës, por ekspertet thonë se ky ka qenë fillimi më i keq i një sezoni zjarresh në 10 vite, ndoshta edhe për shkak të thatësirës së madhe të viteve 2012-2017 që e dëmtoi shumë bimësinë në zonë.

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764