INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlorë, sekuestrohen 412 kg kanabis dhe një gomone

Vlorë, sekuestrohen 412 kg kanabis dhe një gomone

Publikuar më: 16:49 28-07-2018

Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej 412 kg kanabis sativa, një gomone dhe 60 litra benzinë. Sipas policisë droga u kap në afërsi të derdhjes së Lumit Vjosa.
‘’Strukturat Policore të DVP Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare në afërsi të derdhjes së lumit Vjosa, kanë sekuestruar 412.5 kg kanabis, 1 gomone dhe 60 litra benzinë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj veprimtarie të paligjshme. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ''Trafikimi narkotikëve, mbetur ne tentativë'' parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal’’ thuhet në njoftimin e policisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033931732177734