INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërblim i majmë, 70 mijë dollarë për një 'kokë'

Shpërblim i majmë, 70 mijë dollarë për një 'kokë'

Publikuar më: 16:10 28-07-2018

Kolumbia është shteti me sasisë më të madhe të kultivimit të drogës në botë. Por së fundi në mediat amerikane qarkullon lajmi për një shpërblim ‘koke’dhe kjo për një qen. Një kartel i drogës në Kolumbi ka vendosur një shpërblim të majmë për këdo që vret apo kap të gjallë një qen të autoriteteve kolumbiane. Mediat amerikane shkrujnë se klani kolumbian ‘El Gulfo’ ka thënë që kushdo që eliminon qenin e policisë për nuhatjen e drogës, merr si shpërblim plot 70 mijë dollarë. Dhe e dini pse?
Sombra (hija) është qeni më i zhvilluar i policisë në Kolumbi, pasi ka jashtëzakonisht të zhvilluar shqisën e të nuhaturit. Së fundi, Sombra ka nuhatur dhe ka zbuluar një sasi kokaine prej 2 tonësh, që goditi keq klanin e drogës. Nga zona kufitare qeni është transportuar në kryeqytet me mjete të blinduara dhe policë të armatosur. Ky kërcënim për sigurinë e qenve të policisë në Kolumbi ka detyruar autoritetet që të zhvendosin lokacionin ku qeni i racës gjermane zhvillon veprimtarinë e tij ndaj drogës.

alida_qeni_antidroge.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105