Në ndeshjen që mbylli javën e 26-të të Serie A, Fiorentina ka barazuar 2-2 kundër Torino. Fiorentina e mbylli pjesën e parë në avantazh të dy golave, por në pjesën e dytë, ekipi i Mihajloviç barazoi gjithçka me dy golat e Belotit, i cili humbi edhe një 11 metërsh para se të shënonte dopietën e mbrëmjes. Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti u hodh në fushë si titullar, por u zëvendësua në pushimin e ndeshjes pas performacës së tij jo bindëse.
Lestër Siti ka arritur të mposhtë me rezultatin 3-1 në shtëpi Liverpulin në ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të Premier Ligës. Ky ishte takimi i parë i “dhelprave” pas shkarkimit nga drejtimit të trajnerit që i shpalli kampionë të Anglisë në sezonin e shkuar, Klaudio Ranieri. Do të ishte Jamie Vardy, ai që do të shënonte i pari, ndërkohë që vetëm pas shënimit të golit të dytë nga Drinkëater, skuadra do të rifitonte sigurinë dhe do të merrte kontrollin e lojës. Ndërkohë që pjesa e parë u mbyll me “Dhelprat” në një avantazh me 2 gola, në pjesën e dytë do të ishte sërish Vardy ai që do të realizonte me kokë golin e tretë, duke siguruar kështu edhe tre pikë shumë të vlefshme për skuadrën. Liverpuli reagoi shumë vonë, duke patur mundësi që të shënonin vetëm një golë, me anë te Coutinoh.








13 Dec 2025 





