INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Topalli sulmon 4 ‘shahistët’ dhe tregon se zgjidhja është një lëvizje e re politike

Topalli sulmon 4 ‘shahistët’ dhe tregon se zgjidhja është një lëvizje e re politike

Publikuar më: 12:53 25-09-2019

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka sulmuar krerë politikë që ajo i quan 4 shahistë. Sipas saj vendi është pa përfaqësim dhe propozon si të vetmen zgjidhje një lëvizje të re politike. “Katër persona mbajnë peng vendin. Politika jonë është në krizë të thellë, vendi është pa përfaqësim. Nuk ka qeveri, opozitë, ata kanë deformuar demokracinë. Ose bëjnë pazare, ose bëjnë shantazhe. Është më mirë të ikin katër shahistët. Nëse forcat e vjetra politike nuk reformohen, ka vetëm një zgjidhje, një lëvizje të re”, tha Topalli.

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është sot vlerësuar me çmimin e “Karrierës” nga Universiteti i Shkodrës. Në fjalën e saj pas këtij çmimi ajo ka treguar dhe vështirësitë që e kanë shoqëruar në jetë.
Ajo tregoi se e kishte pasur shumë të vështirë të gjente punë dhe se në moshën 20 deri në 28 vjeçe, ajo kishte punuar si punonjëse bujqësore, duke mbjellë tokë, prashitur e mbajtur thasë në shpinë.

Article Logic
Execution time: 0.0029120445251465