INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cilët ish-ministra kërcënoi sot Lulzim Basha me hetime?

Cilët ish-ministra kërcënoi sot Lulzim Basha me hetime?

Publikuar më: 14:49 19-07-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot një prioritet të punës së tij shumë ambicioz e të pandodhur në Shqipëri, hetimin e parave të politikanëve.

“Për qeverisjen e PD-së dhe të opozitës që ditën e parë të qeverisjes, para çdo gjëje dhe mbi çdo gjë tjetër, ne do të ndërmarrim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë”, deklaroi Basha në një dalje të posaçme për mediat.

Por ajo që u vu re në fjalën e tij ishte përmendja edhe të ish-ministrave. Basha tha se, me ardhjen e PD-së në pushtet nën hetim do të vendoset edhe pasuria e ish-ministrave dhe ish-funksionarëve të tjerë. “Hetimi do të përfshijë pasurinë e të gjithë ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të tanishëm. Ata ish-ministra, ish-sekretarë të përgjithshëm, ish-drejtorë etj, që janë larguar, mbasi mbushën xhepat dhe që sot po investojnë në biznese, në vila, në luks, në restorante, nuk kanë për të shpëtuar”, kërcënoi Basha sot.

Por për cilët ish-ministra e ka fjalën Basha. Vetëm për ish-ministrat e Edi Ramës apo edhe ato para tyre?

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494