INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Topalli reagon pas miratimit të Statutit: Rrëzohet Lulzim Basha! Vota u vodh!

Topalli reagon pas miratimit të Statutit: Rrëzohet Lulzim Basha! Vota u vodh!

Publikuar më: 15:16 29-04-2018

Kritikët e Partisë Demokratike nuk e kanë pranuar dorën që u zgjati kryetari Lulzim Basha. Madje ka qenë ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ajo që reagoi menjëherë pasi u mbyll Kuvendi Kombëtar i PD. Topalli e cila nuk mori pjesë në punimet e Kuvendit akuzoi Bashën për vjedhje të votës së demokrtaavëe. Topalli foli për rrëzim të Bashës e për mungesë të delegatëve. “Nuk ka kuorum. Rrëzohet Lulzim Basha! Kuvendi i Statutit te Lulzim Bashes u rrezu bashke me Statutin e LB sepse nuk mori kuorumin. Salla e Kongreseve ka rreth 2500 karrige , shume prej te cilave ishin bosh gjate gjithe votimit ., nderkohe qe Kuvendi sipas Lulzim Bashes ka 7000 delegate. Sot u perserit ajo qe ka ndodh rreth nje vit me pare kur u fallsifikua dhe u vjedh vota e pjesemarrja e demokrateve ne proçesin antistatuor te zgjedhje se Lulzim Bashes. Tani Lulzim Basha hypi avionit dhe ik ne Holande; Keshtu çlirohet dhe PD nga pengmarrja,” shkruan Topalli.

Article Logic
Execution time: 0.0040559768676758