INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike miraton Statutin e ri

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike miraton Statutin e ri

Publikuar më: 15:03 29-04-2018

Kuvendi Kombëtar i PD miraton Statutin e ri të partisë. Mbi 7 mijë delegatë demokratë vendon ri thonë PO Statutit të ri të partisë, të kundërshtuar nga kritikët. Rivali i Lulzim Bashës, demokrati Eduard Selami e cilësoi atë si statutin më të keq të demokratëve ndërsa tha se ai i jep pushtet Bashës. Pasi u shqyrtua nen për nen dhe u hodh në votim çdo propozim, Statuti i ri mori miratimin në tërësi. Por diskutime pati edhe për pika të statutit siç ishte neni 52,i cili u hodh në votim pas propozimit të Genti Malkos. Propozimi përmbante që çdo kandidat për kryesinë qendrore të ishte anëtar partie jo më pak se 4 vjet dhe të kishte marrë pjesë së paku në një fushatë zgjedhore. Propozimi u hodh në votim por nuk pati miratimin e delegatëve. Drejtuesi i Kuvendit Jemin Gjana e hodhi në votim të gjithë projektstatutin, i cili i mori të gjitha votat e nevojshme. " Zonja dhe zotërinj delegatë, urime për ju dhe për të gjithë demokratët kudo që janë, urime për statusin e ri,"-deklaroi Gjana.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215