INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Tom & Jerry” janë kujtimi më i ëmbël i fëmijërisë sonë, por nostalgjisë i vjen fundi! Zbulohet data e filmit më të ri

“Tom & Jerry” janë kujtimi më i ëmbël i fëmijërisë sonë, por nostalgjisë i vjen fundi! Zbulohet data e filmit më të ri

Publikuar më: 20:57 01-04-2019

Për të gjithë adhuruesit dhe nostalgjikët e dyshes më të njohur të kartonëve, producentët e Tomit dhe Jerryt, kanë një lajm të mirë.

'Tom and Jerry’ do të rikthehet në ekranin e madh si premierë në 21 prill të vitit 2021. Skenari dhe regjia është gati, për t’i hapur rrugë xhirimeve të një filmi të ri me këto dy personazhe.

Tim Story, regjisor i ‘Fantastic Four’, do të realizojë edhe filmin e ri rreth maces dhe miushit më të famshëm në histori.

‘Tom and Jerry’ është një serial amerikan i animuar i krijuar në vitin 1940 nga William Hanna dhe Joseph Barbera, por që ka rritur shumë breza fëmijësh.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262