INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tmerri vazhdon, një tjetër bombë në Bruksel

Tmerri vazhdon, një tjetër bombë në Bruksel

Publikuar më: 20:51 22-03-2016

Vetëm disa orë pas sulmeve terroriste ku mbeten të vdekur 34 persona dhe mbi 230 të plagosur, policia belge njofton se ka gjetur një pako tjetër të dyshimtë ne Schaerbeek.

Brenda pakos së gjetur në një shtëpi, ndodhej një bombë dhe një flamur i ISIS-it. Policia belge bën me dije se po kryen kontrolle në të gjithë vendin pas sulmeve terroriste të ndodhura në këtë mëngjes.

Prokurori federal belg ,Frederick Van Leeuw, deklaroi në një konferencë për shtyp, se ka dyshime për një lidhje të mundshme mes asaj që ndodhi në Paris pak muaj me parë dhe asaj që ndodhi ditën e sotme në Bruksel. 

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833