INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tmerr në një kopësht në Itali, dhunë barbare ndaj fëmijëve [ VIDEO]

Publikuar më: 18:12 26-10-2018

Katër edukatore janë arrestuar në Itali pasi ushtronin dhunë kafshërore ndaj fëmijëve.

Policia italiane ka vënë në pranga 4 edukatore në Bari, pasi sipas mediave ato ushtronin dhunë verbale dhe joverbale në forma nga më të ndryshmet ndaj fëmijëve.

Sipas të përdishmeve dhe videove të publikuara edukatoret i rrihnin fëmijët duke i gjuajtur në krah ose fytyrë ose i tërhiqnin zvarrë.

Ato sipas autoriteteve, i detyronin fëmijët që të rinin me kokën poshtë dhe në momentin që dikush prej tyre ngrinte kokën lartë, edukatoret i hidhnin mbi tryezë dhe i kërcënonin me vdekje.

Ishin prindërit ata të cilët nisën të dyshonin pasi fëmijët nuk donin të shkonin në kopësht.

Por kamerat  e vendosura në ambjentet e brendshme treguan realitetin e trishtë që po përjetonin vogëlushët.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043618679046631