INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër shpërthim nga Isis gjatë një proteste në Kabul, 61 të vdekur

Tjetër shpërthim nga Isis gjatë një proteste në Kabul, 61 të vdekur

Publikuar më: 16:04 23-07-2016

Një protestë nuk ka shkuar ashtu siç duhet në kryeqytetin e Afganistanit, pasi ka ndodhur një shpërthim dhe 61 persona gjetën vdekjen e rreth 207 mbetën të plagosur. Sipas informacioneve të zyrtarëve, të paktën 3 kamikazë ishin të përzier me turmën gjatë demonstratës, ku njëri nga ata shpërtheu nga jeleku i mbushur me eksploziv. Shpërthimi ishte i përmasave të mëdha dhe ndodhi kur anëtarët e minoritetit Hazara po protestonin sot për ndërtimin e një rrjeti energjie në regjionin e Bamijanit ku edhe mjeti shpërthyes ka eksploduar.

Përgjegjësinë për këtë sulm terrorist e ka marrë grupi terrorist i Shtetit Islamik.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326