INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në drejtësi, flet ambasadorja e BE, Romana Vlahutin

Reforma në drejtësi, flet ambasadorja e BE, Romana Vlahutin

Publikuar më: 14:28 23-07-2016

Ambasadorja e Bashkimit Europian, së bashku me ambasadorin amerikan Donald Lu, një nga negociatoret për arritjen e konsensusit mes palëve politike në miratimin e ndryshimeve kushtetuese, është shprehur për “Deutche Welle”, 2 ditë pas miratimit të reformës në drejtësi.

‘’Kemi shumë punë, duhet të punojmë fort. Diçka shumë pozitive për ecurinë e reformës ne drejtesi, është se ajo mbulon kapitujt 23 dhe 24 të hapjes se negociatave. Pra, Shqipëria ka një shans. Mund të them për herë të parë në historinë e saj që për Shqipërinë koha mund të ecë më shpejt pasi ka humbur shumë kohë. Tani ka shansin të përshpejtojë gjithçka. Kjo është një mundësi e madhe.’’ Romana Vlahutin, një nga negociatoret, së bashku me ambasadorin amerikan Donald Lu për arritjen e konsensusit mes palëve politike në miratimin e ndryshimeve kushtetuese, thotë se ishte një punë rraskapitëse.

‘’Ishte një proces shumë gjithëpërfshirës dhe, mund të them, një punë rraskapitëse për paketën kushtetuese për reformën në drejtësi, e cila mbulon më shumë se 1/3 e Kushtetutës aktuale. Pra, mund të merrni me mend ç' lloj ndërhyrjeje u ndërmorr dhe që duhet të ndiqet tani nga rreth 42 ndërhyrje të reja në legjislacion.  Dhe në këtë proces kam kuptuar që kjo mungesë e pabesueshme besimi e kombinuar me mungesën e kujtesës institucionale është një kombinim rezistent, i paepur. Sepse në demokraci nuk është vetëm besimi mes njerëzve por edhe besimi tek institucionet, që e bën më të lehtë besimin mes njerëzve. Këtu situata ishte e tillë që nuk kishim as njërën, as tjetrën. Megjithatë ajo e ka besimin e brezit të ri, shumë të mençur dhe të talentuar që mendoj se dalëngadalë do të vijnë në pushtet’’, përfundon ambasadorja.

Article Logic
Execution time: 0.0017590522766113