INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tifozëve u soset durimi! Ja si e përzënë Panuccin nga konferenca “live” [VIDEO]

Tifozëve u soset durimi! Ja si e përzënë Panuccin nga konferenca “live” [VIDEO]

Publikuar më: 18:18 03-06-2018

Një tjetër humbje e turpshme për kombëtaren shqiptare, që është mundur me rezultatin 1-4 ndaj Ukrainës. Kjo ndeshje vinte menjëherë pas performancës së dobët të Shqipërisë ndaj Kosovës, për të treguar më së miri se diçka nuk funksionon në këtë grup.

Cristian Panucci u shfaq mjaft i zhgënjyer në konferencën për shtyp të pas ndeshjes me Ukrainën. Mes vërshëllimave të publikut të pranishëm në stadiumin e Evianit, tekniku i kuqezinjve iu përgjigj vetëm pyetjes së parë të gazetares Ilda Bejleri, për t’u larguar më pas me nxitim.

Çfarë keni bërë gjatë këtyre ditëve për të ndezur zjarrin që mungoi ndaj Kosovës?

Duket se futbollistët nuk kanë qenë në kushtet e duhura fizike në këto dy takime, ndaj ishte e pamundur të ndizje zjarrin. Nëse nuk je në gjendjen e duhur fizike, nuk mund të vraposh, nuk mund të luash dhe mbi të gjitha nuk mund të punosh. Më falni, sepse duhet të largohem…

Më pas Cristian Panucci u largua me nxitim nga mikrofoni, pasi thirrjet dhe vërshëllimat e shumta të tifozëve po e bënin të pamundur vijimin e intervistës.

Panuci on Vidnews.

Article Logic
Execution time: 0.0041110515594482