INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa shumë surpriza! Panucci i befason të gjithë, ky është formacioni i mundshëm i Shqipërisë në miqësoren kundër Kosovës [FOTO]

Sa shumë surpriza! Panucci i befason të gjithë, ky është formacioni i mundshëm i Shqipërisë në miqësoren kundër Kosovës [FOTO]

Publikuar më: 22:13 28-05-2018

Kombëtarja shqiptare e futbollit pritet të hedhë në fushë një formacion me shumë ndryshime në përballjen miqësore me Kosovën.

Kundër përfaqësueses që drejtohet nga Bernard Challandes, trajneri Christian Panucci do të eksperimentojë thuajse në të gjitha repartet.

Në portë, Etrit Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa para gardianit të Atalantës do të jetë Hysaj, në të djathtë; Veseli e Gjimshiti, në qendër; si dhe Lika, në të majtë. Mesfusha e pritshme e kuqezinjve në stadiumin e Zyrihut do të ketë Ramadanin, Ndojin, Krenar Qakën dhe Odise Roshin.

Sulmi i kuqezinjve do të përbëhet nga Sindrit Guri dhe Sokol Cikalleshi. Zbulimi i këtij sezoni në Kategorinë Superiore do të ketë kështu mundësinë të lërë përshtypje pozitive te stafi teknik. 

MIQESOR.png

Article Logic
Execution time: 0.0039591789245605