INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kukësi në telashe, Milinkoviç e hedh në gjyq

Kukësi në telashe, Milinkoviç e hedh në gjyq

Publikuar më: 19:38 28-05-2018

Mlladen Milinkoviç, trajnieri serb ka depozituar në FIFA një padi kundër klubit të Kukësit, duke pretenduar se s’ka marrë dy rroga mujore pas largimit në fund të dhjetorit 2017.

Serbi ishte në krye të Kukësit për 16 ndeshje në kampionat, por humbja në Kukës ndaj Luftëtarit me shifrat 1-2 vulosi largimin e tij.

Palët nuk u ndanë me mirëkuptim, pasi serbi priste që të paguhej deri në momentin që kishte punuar.

kuksi.jpg

Trajneri pretendon se ka pa marrë nga Kukësi 10 mijë euro. Kësisoj, pasi ka pritur që klubi të reagojë, ai ka depozituar çështjen në FIFA. Mbetet për t’u parë tashmë se kujt do t’i japë të drejtë organi disiplinor, trajnerit apo klubit kuksian. Vetëm dy muaj më parë, Milinkoviç fitoi gjyqin në FIFA ndaj Luftëtarit, që i detyrohet serbit një shumë prej 18 mijë eurosh.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545