INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ti m’duket je çmend”/ Se dimë ç’ka ndodhur, por mos vallë Dafina i ktheu DISS-in Taynës?!

“Ti m’duket je çmend”/ Se dimë ç’ka ndodhur, por mos vallë Dafina i ktheu DISS-in Taynës?!

Publikuar më: 17:33 10-10-2021

Duket se një nga konfliktet më të bujshme në industrinë e muzikës shqiptare, ai mes Taynës dhe Dafinës është rindezur. Dafina ka publikuar së fundmi albumin e ri “Dafinë moj” që mori vëmendjen e të gjithëve. Ndër këngët që është komentuar më shumë është “Ma tmir mka bo nana” në bashkëpunim me Elinelin. Ndër vargje, artistja thotë: “Mbi 10 vjet trend ça po thu. Ti mdoket je qmend ça po thu. Nuk të kqyri as shtrembt ça po thu. Ça po thu be ça po thu.”

Sipas dëgjuesve këto vargje janë “diss” për Taynën e cila muaj më parë në freestyle e saj në “Gjoni’s Black” reponte: “10 vjet karrierë për 2 vjet i kam bo. Kurrgja s’kan pa prit se ka hala. Kompleksi divës në kry ju ka ra. S’ju kam faj unë që s’ka hite mo.”

 

@video.turke

##dafinazeqiri ##dafinëmoj ##moneyz ##dafinators ##tayna ##taynators ##donxhoni ##noizy ##melinda ##ledrivula ##butrintimeri ##prishtina ##foryou ##fyp

♬ original sound - Video Turke

 

Çfarë ka ndodhur mes tyre?

Vitin që lamë pas dy artistet pushtuan mediat me lajmet mbi marrëdhënien e tyre, që mori fund papritur. Në rrjete sociale nuk kanë munguar statuset e dyshimta thumbat e shumtë e diss-et që i kanë dhënë fund njëherë e mirë shoqërisë së tyre. E gjitha mori shumë zë kur Tayna ishte e ftuar në “Gjoni Black” dbe të gjithë fansat menduan se freestyle i saj në këtë emision është “diss” për Dafinën dhe kundërpërgjigje ndaj këngës së saj “Zili zili”, shkruan news-31.com

Dafina bëri bujë me “Zili zili” që duket se është një “diss”, por nuk ka asgjë konkrete se me kë. Në vargje ajo thotë:

“Inatin mrena nshpirt e kini
Smun dashni me dhon
Kur n’zemer tane ki veq zili, zili

Silly silly
You actin crazy cuz you made a milly
I kom n’bank wuz the dealy
Ju Skeni pa real real hustler”

 

 

Ato hoqën njëra-tjetrën nga Instagrami menjëherë pas emisionit “Gjoni Black”, teksa asnjëra prej tyre nuk ka reaguar rreth konfliktit dhe të tregojë se çfarë ka ndodhur. Tayna dhe Dafina shfaqën jo pak kimi në bashkëpunimin e tyre të titulluar “Bye bye” që është edhe bashkëpunimi mes dy femrave shqiptare me më shumë klikime.

Article Logic
Execution time: 0.0037999153137207