INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thuhet se janë akoma të lidhur, Hyseni e thotë TROÇ: Kisha siklet kur shihja Alvisën me të tjerë!

Thuhet se janë akoma të lidhur, Hyseni e thotë TROÇ: Kisha siklet kur shihja Alvisën me të tjerë!

Publikuar më: 11:31 01-11-2021

Që me hyrjen e tij në program ai u bë shumë i përfolur.

I kritikuar nga një pjesë e madhe për hyrjen e tij ai vendosi të vazhdojë qëndrimin në program përkundër se aty ishte ish e dashura e tij, Alvisa.

I ftuar te Shqipëria Live ai hodhi poshtë gjithë aludimet se ata kanë diçka bashkë.

“Kemi 6 muaj që i kemi ndërprerë kontaktet“,- tregoi ai.

Gjithashtu Hyseni u pyet për faktin se si ishte të jesh në një emision për të gjetur dashurinë me ish-të dashurën.

“Në fillim nuk e mendoja se do ishte e vështirë, por realisht në disa momente e kam ndjerë veten shumë në siklet sa thashë, po unë ç’dua që erdha këtu. Sikleti më i madh ishte kur ajo bënte takime me djemtë dhe ishte një afrimitet shumë i tepërt. “,- rrëfeu ai.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219