INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thanë se ka vdekur dhe u mbush rrjeti me fjalët e tmerrshme “RIP Era Istrefi”, këngëtarja shfaqet për herë të parë në publik! [FOTO]

Thanë se ka vdekur dhe u mbush rrjeti me fjalët e tmerrshme “RIP Era Istrefi”, këngëtarja shfaqet për herë të parë në publik! [FOTO]

Publikuar më: 14:34 03-03-2020

Pak ditë më parë, në një foto të Era Istrefit në “Instagram”, fansat nisën të bënin disa komente mjaft shqetësuese. Teksa këngëtarja e njohur kishte 3 muaj që nuk kishte bërë postim në “Instagram”, ndjekësit nisën që të kërkonin rikthimin e saj me ngulm. Por të shumtë ishin edhe ata që komentonin edhe fjalë të tipit: “RIP Era Istrefi”.

rip.png

 

Lidhur me këto komente Era vendosi që të mos komentonte, por ishte Nora ajo që reagoi duke thënë se “asgjë nuk është e vërtetë dhe se ajo ishte mjaft mirë”. Madje Nora së fundmi në “Instastory” ka postuar dy video ku tregon se ka pirë nga një koktej së bashku me të motrën, Era.

strefue.png

Article Logic
Execution time: 0.0028171539306641