INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tha se nuk ishte artiste, Antonela Berisha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Big Mamës: Je vari...

Tha se nuk ishte artiste, Antonela Berisha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Big Mamës: Je vari...

Publikuar më: 13:30 30-11-2022

Antonela Berisha ka reaguar pas deklaratës së Big Mamës ku tha se ajo nuk ishte artiste. Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë një loje në emisionin “Zemër Luana”. “Ajo nuk është artiste. E di gjithë Shqiptaria. Antonelën nuk e duroj. Ofendohen artistët nëse e krahasoj atë me artistët”, tha Big Mama.


Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, Antonela shprehet se këngëtarja po sillet si një gjimnaziste me veprimet që bën ndaj saj. Mes të tjerash, ish banorja e “Big Brother VIP” shprehet se e vetmja kohë kur Big Mama kishte rëndësi ishte top festi i 2005-ës.

E për ta përmbyllur, me këngën e Big Mamës “Kot e kot”, Antonela e ka thumbuar këngëtaren duke u shprehur se e xhelozon: “Ti kot e kot xhelozon në mua.”

Kujtojmë që sherri midis Antonela Berishës dhe Big Mamës daton që më herët, ku vajzat ishin konkurrente në “Big Brother Vip”.

Debati i ashpër me Antonelën u bë shkak që Big Mama të largohej nga shtëpia e “Big Brother Vip”. Gjithçka nisi për shkak të një sharjeje në serbisht, siç Antonela akuzoi Big Mamën se e kishte përdorur brenda ambienteve të shtëpisë.

Debati degradoi deri në atë pikë, sa Big Mama shpërtheu në ofendime para kamerave dhe kërkoi me dëshirën e saj të plotë të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877