INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tha që ishte shumë e dashuruar, por Morena Taraku i dha fund lidhjes? [FOTO]

Tha që ishte shumë e dashuruar, por Morena Taraku i dha fund lidhjes? [FOTO]

Publikuar më: 11:27 02-07-2020

Në maj të këtij viti, Morena Taraku, tregoi publikisht se ishte në një lidhje dashurie dhe se ndihej shumë e lumtur. Këngëtarja vendosi që ta bënte publike lidhjen pasi disa faqe në “Instagram” nisën duke postuar disa biseda ku pretendonin se kishin folur me këngëtaren. Kjo e fundit jo vetëm që tregoi se janë të sajuara, por pranoi se tashmë po shijon një romancë.

Edhe pse nuk e zbuloi asnjëherë identitetin e të dashurit të saj, Morena tregonte herë pas here përmes postimeve në “Instastory” bisedat e gjata që bënte në telefon. Gjithçka ishte e bukur dhe Morena ishte e lumtur, por duket se lidhja përfundoi shpejt. Edhe këtë e ka bërë të ditur vetë Taraku përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Të jesh single s’do të thotë që je i/e dobët, do të thotë se je i fortë mjaftueshëm për të pritur atë që meriton.”- janë fjalët në foton që la të kuptohet situatën aktuale.

weak.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038909912109375