INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Terroristi i Bataclan para drejtësisë: Nuk kam frikë, i besoj vetëm Zotit

Terroristi i Bataclan para drejtësisë: Nuk kam frikë, i besoj vetëm Zotit

Publikuar më: 18:20 05-02-2018

“Myslimanët janë trajtuar gjithnjë në mënyrën më të keqe, nuk dua të shfajësohem, por nuk kam frikë nga ju, as nga aleatët tuaj, besoj te Zoti”.Kështu është shprehur Salah Abdeslam, i vetmi terrorist i mbijetuar i masakrës së Parisit në nëntor 2015, gjatë procesit gjyqësor në Bruksel, ku u kap teksa ishte shpallur në kërkim nga Interpol-i.

Abdeslam ka refuzuar të përgjigjet para gjykatësve: “Heshtja ime, nuk më bën mua as një kriminel dhe as një fajtor”.

28-vjeçari nëse shpallet pritet të dënohet me 40 vjet burg.

Salah Abdeslam, i ashtuquajturi “mjeshtri i katërt” i masakrës së 13 nëntorit të 2015-ës ne Bataclan ku u vranë 130 persona u kap në Belgjikë katër muaj më vonë.

Article Logic
Execution time: 0.0037438869476318