INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmete edhe gjatë natës, nuk raportohet për dëme

Tërmete edhe gjatë natës, nuk raportohet për dëme

Publikuar më: 09:22 05-07-2018

Tërmetet kanë vijuar edhe gjatë natës në kryeqytet dhe jo vetëm.

Raportohet se tërmetet kanë qenë me intensitet të ulët dhe fatmirësisht nuk raportohen dëme dhe as persona të lënduar.

Në orën 00:48 minuta është regjistruar një lëkundje me magnitudë 3.4 me epiqendër në detin Adriatik, pranë Gjirit të Lalëzit.

Në orën 2:09 një tjetër lëkundje me magnitudë 3.9 në Shelja, Kepi i Rodonit.

Në orën 3:17 një lëkundje me magnitudë në Mazhë, Fushë-Krujë.

Në 4:14 lëkundja ka qenë më e lehtë, me magnitudë 2.3 me epiqendër në Thumanë.

Tërmeti tjetër është regjistruar në 4 e 20, me magitudë 3.1 pranë Gjirit të Lalëzit.

Article Logic
Execution time: 0.0039401054382324