INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panik në Britani. Çifti në gjendje të rëndë u helmua me noviçok ashtu si dhe Skripal

Panik në Britani. Çifti në gjendje të rëndë u helmua me noviçok ashtu si dhe Skripal

Publikuar më: 09:19 05-07-2018

Çifti britanik i cili u gjet në gjendje të rëndë në banesën e tyre në Wilteshire janë ekspozuar ndaj Noviçokut, agjentit të njëjtë nervor me të cilin u helmuan ish-spiuni rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij, në muajin mars. Komisionari i antiterrorizmit në Britani, Neil Basu u tha gazetarëve se testet e kryera nga qendra kërkimore britanike Porton Down zbuluan se një gruaja 44 vjeç dhe burri i saj 45 vjeç janë ekspozuar ndaj agjentit nervor. Çifti, që besohet të jetë Charlie Rowley dhe Dawn Sturgess, u sëmurën në një shtëpi në Amesbury të shtunën dhe mbetën në një gjendje kritike. Policia thotë se askush tjetër nuk ka paraqitur me të njëjtat simptoma. Çifti i cili u gjet në gjendje të pavetëdijshme ditën e shtunë u shtrua në spitalin e qytetit që ndodhet vetëm 11 kilometra larg vendit ku ish-spiuni rus, Sergei Skripal, dhe vajza e tij Yulia janë helmuar katër muaj më parë.
“Është agjenti i njëjtë nervor. Shkencëtarët do të përcaktojnë sasinë e përdorur”, tha Basu.

policia_helmimi.jpg

"Prioritet i ekipit hetimor tani është të përcaktojë se si këta dy njerëz kanë ardhur në kontakt me këtë agjent nervor", shtoi ai.
Sekretari i Punëve të Brendshme i Britanisë, Sajid Javid, tha se “teoria aktuale është se ekspozimi ka qenë aksidental dhe jo një sulm i dytë, pas atij mbi Skripalët”. Ekipet mjekësore janë thirrur në një shtëpi në Amesbury më 30 qershor, pasi një grua e identifikuar nga mediat si Dawn Sturgess, ka mbetur në gjendje të pavetëdijshme. Në të njëjtën ditë është sëmurë edhe Charlie Rowley, raportuan mediat britanike.
Autoritetet britanike thanë se nuk kanë dëshmi se burri dhe gruaja kanë vizituar kohët e fundit ndonjë nga vendet që janë dekontaminuar pas helmimit të Skripalëve. Eksperti i armëve kimike Richard Guthrie tha se ishte e mundur që Novikuçët që helmuan Skripalet mund të ishin zhvendosur "në një mënyrë të rastësishme".

Article Logic
Execution time: 0.0019428730010986