INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmet politik për Merkel…, çfarë ndodhi në zgjedhjet në Bavari

Tërmet politik për Merkel…, çfarë ndodhi në zgjedhjet në Bavari

Publikuar më: 10:50 15-10-2018

Partia kristiansociale CSU e ministrit të Brendshëm Horst Seehofer dhe kryeministrit aktual Markus Söder ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet për landin e Bavarisë. Mirëpo pikërisht kjo parti ka shënuar rënien më të madhe në vota, në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

CSU sipas exitpolleve të para ka fituar 37,3% të votave, që do të thotë se ajo e ka humbur shumicën absolute, që e ka pasur në mandatin e deritanishëm. Ky është rezultati i dytë më i dobët i CSU pas Luftës së Dytë Botërore. CSU-së, e cila tradicionalisht gjendet në pushtet në Bavari, për të vazhduar qeverisjen i duhet të paktën një partner në koalicion.

Parnter i mundshëm i CSU-së në koalicionin e ardhshëm mund të jetë Partia Ekologjiste, e cila ka shënuar një rritje serioze të votave, me rreth 17,7%. Vendin e tretë e kanë zënë “Zgjedhësit e Lirë” me rreth 11,5% të votave të fituara.

Rritje ka shënuar edhe partia ekstremiste e djathtë, Alternativa për Gjermani (AfD), e cila siguroi 10,3% të votave.

Këto votime përbëjnë një goditje të fortë për Merkelin vetëm pak muaj pasi arriti të krijojnte një koalicion të brishtë me CSU-në dhe SPD-në, ndërsa ilustrojnë nga ana tjetër kompleksitetin e sfidave me të cilat përballen sot shumë prej partive të mëdha europiane.

Article Logic
Execution time: 0.0033090114593506