INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplaset makina në ndjekje nga policia. Vdes një shqiptar, 2 të tjerë në gjendje të rëndë

Përplaset makina në ndjekje nga policia. Vdes një shqiptar, 2 të tjerë në gjendje të rëndë

Publikuar më: 09:56 15-10-2018

Një shqiptar humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë pasi u përplasën me makinën e vjedhur ndërsa po ecnin me 200 km në orë, për ti shpëtuar ndjekjes së policisë. Tre të rinjtë shqiptarë po iknin natën e të shtunës në një BMW 335 të vjedhur, të ndjekur nga Carabinierët e Cremona në Itali. Personi që po i jepte makinës humbi kontrollin dhe automjeti doli nga rruga dhe më pas u përmbys. Një nga tre të shqiptarët, një 31-vjeçar, vdiq menjëherë. Dy të tjerët, në gjendje të rëndë, u transportuan nga ambulanca në Spedali Civil të Brescia dhe në Maggiore di Cremona. Mediet lokale shkruajnë se në makinë u gjetën bizhuteri dhe para. Karabinierët nuk përjashtojnë mundësinë që të jenë të ardhurat e vjedhjeve të kryera në zonë në orët përpara ndjekjes.

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004