INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot pritej vendimi për Tahirin, por çfarë vendosën katër prokurorët…

Sot pritej vendimi për Tahirin, por çfarë vendosën katër prokurorët…

Publikuar më: 10:24 15-10-2018

Shtyhen hetimet për dosjen “Tahiri” me një periudhë kohore edhe për tre muaj të tjerë.

Vendimi është marre sot nga 4 prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët kanë kërkuar zgjatjen e hetimit për ish-ministri e Brendshëm, i akuzuar se ka favorizuar bandën e Habilajve për të trafikuar në Itali sasi të mëdha droge.

Afati i hetimeve nga zgjatja e fundit përfundon në 17 janar.

Hetuesit kanë administruar deri tani përgjigjet e letër-porosive të mbërritura nga Greqia Italia dhe Mal të Zi, por pritet që të vije edhe përgjigjia e një letër-porosie që është dërguar së fundi në Itali dhe një letërporosi dërguar në Mal të Zi.

Një nga provat më të forta të Prokurorisë është një letërporosi e dërguar nga Greqia për udhëtimin e Tahirit atje për pushime verore.

Article Logic
Execution time: 0.0017890930175781