INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentoi të vriste për 'hasmëri', identifikohet autori që qëlloi me breshëri plumbash në Kamëz [EMRI]

Tentoi të vriste për 'hasmëri', identifikohet autori që qëlloi me breshëri plumbash në Kamëz [EMRI]

Publikuar më: 12:08 26-10-2018

Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një person qëlloi me breshëri plumbash mbi banesën e Elez Buzhiqës.

Policia bën me dije se autori i ngjarjes është Besnik Batushi, 47 vjeç, nga Tirana, i cili është shpallur në kërkim.

Bëhet me dije se mbrëmjen e djeshme Besnik Batushi ka qëlluar me 20 plumba mbi banesën e Elez Buzhiqas. Ky i fundit mbeti i plagosur por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe hasmërie, pasi vëllai i të plagosurit Elez Buzhiqa ka vrarë dy persona në Kukës në vitin 2014 dhe ka plagosur një tjetër. Sherri i hershëm mes 2 familjeve nisi për shfrytëzimin e një galerie kromi në Bulqizë.

Article Logic
Execution time: 0.0020449161529541