INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Breshëri plumbash mbi shtëpinë e 50-vjeçarit, dyshohet për hasmëri... [EMRI]

Breshëri plumbash mbi shtëpinë e 50-vjeçarit, dyshohet për hasmëri... [EMRI]

Publikuar më: 22:26 25-10-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Kamëz, ku është qëlluar me breshëri plumbash mbi një banesë. Si pasojë e kësaj ngjarje ka mbetur i plagosur një person. Burime për mediet bëjnë me dijese i plagosuri është Elez Bodisha, 50 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave të para, mësohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri drejt banesës së Bodishës duke zbrazur rreth 20 plumba.
Dyshohet se ngjarja ka si motive hasmërinë, pasi i vëllai i 50-vjeçarit ka vrarë dy persona në aksin Kalimash-Kukës kohë më parë.

Article Logic
Execution time: 0.003626823425293